Shqipëria, ndër vendet me pabarazinë më të madhe në Europë

Polarizimi i shoqërisë pas viteve 1990 është rritur me ritme të shpejta, aq sa sot Shqipëria renditet me pabarazinë sociale më të lartë në Europë, sipas matjeve të Eurostat për vitin 2017.Shtetet me pabarazinë më të lartë në kontinent janë Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Spanja.

Mënyra se si të ardhurat dhe pasuria shpërndahen në shoqëri përcaktojnë shkallën në të cilën individët kanë qasje të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare. Një masë e rëndësishme e shpërndarjes së të ardhurave është raporti i të ardhurave totale të marra nga 20% e popullsisë, me të ardhurat më të larta se ajo e marrë nga 20% e popullsisë me të ardhurat më të ulëta, të njohura si raporti i kuintilit të të ardhurave. Në vitin 2017, raporti i kuintilit të të ardhurave në Bashkimin Europian (BE) ishte 5.2.

Në bazë të kësaj mase, Çekia dhe Sllovenia kishin pabarazinë më të ulët të të ardhurave në vitin 2017 (3.4). Këto u ndoqën nga tre shtete të tjera anëtare me raportet më poshtë 4.0, Finlanda (3.5), Sllovakia (3.5) dhe Belgjika (3.8). Në të kundërt, pabarazia e të ardhurave ishte shumë më e lartë (mbi 6.0) në Greqi (6.1), Letoni (6.3), Rumani (6.5), Spanjë (6.6), Lituani (7.3) dhe më e larta në Bullgari (8.2). /Monitor