Shqipëria, e para për dëbime nga Gjermania!

Nga Gjermania janë dëbuar afër se 11.500 vetë në gjysmën e parë të vitit 2019, dhe listën e riatdhesimeve e kryesojnë Shqipëria, Italia, Serbia, Gjeorgjia dhe Franca.

0

Nga Gjermania janë dëbuar afër se 11.500 vetë në gjysmën e parë të vitit 2019, dhe listën e riatdhesimeve e kryesojnë Shqipëria, Italia, Serbia, Gjeorgjia dhe Franca.

Më së shumti dëbohen shqiptarë, serbë, rusë, gjeorgjianë por edhe nigerianë. Të ardhurit nga Ballkani mund të jetojnë në Gjermani vetëm në kuadër të qëndrimit me leje pune. Rregullorja e Ballkanit, sic kujton DW, e mundëson një gjë të tillë. Shanset për azil janë gati zero, ndërsa dëbimet vazhdojnë.

Në Gjermani ndodhen më shumë se 246.000 vetë, të cilët duhet të largohen nga vendi. 191.117 prej tyre kanë statusin e “duldung”-ut që do të thotë, se për arsye ligjore ose praktike dëbimi nuk kryhet dot.

Ndërkohë këtë vit nga Gjermania u larguan vullnetarisht 6.786 vetë duke shfrytëzuar ndihmën e kthimit.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.