Shqipëria e nis me fitore, Xhaka trondit Izraelin

Mjafton Taulant Xhaka për ta nisur me fitore Ligën e Kombeve. Një “bombë” e mesfushorit kuqezi i ka mjaftuar skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë që të triumfojë 1-0 ndaj skuadrës së Izraelit. Një ndeshje me shumë emocione në “Elbasan Arena”, por me pak tifozë që kishin zgjedhur që të ndiqnin ndeshjen nga stadiumi.

Kombëtarja Kuqezi ka fituar mbërmjen e të premtes përballjen ndaj Izraelit me rezultatin 1-0, falë golit fantastik të shënuar nga Taulant Xhaka në minutën e 55’. Shqipëria e nis kështu në mënyrën më të mirë të mundshme këtë aventurë në kompeticionin më të ri futbollistik, Liga e Kombeve. Pas fitores 1-0 ndaj Izraelit, Shqipëria kryeson Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve, me 3 pikë në një ndeshje të luajtur, duke lënë pas Skocinë që nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, dhe Izraelin me 0 pikë në një ndeshje.

Pas dy aksioneve të rrezikshme të Izraelit në zonën kuqezi, Shqipëria përgjigjet me Gurin në të 7’. Sulmuesi shpërdoron një rast fantastik, teksa pasi bën gjithçka shumë burkur në zonë, nuk arrin dot të finalizojë saktë. E pabesueshme është ajo që humbet Izraeli në të 40’ kur shpërdoron një shans të artë me portë të boshatisur, por Strakosha nxiton të korigjojë atë gabim në komunikim mes tij dhe Gjimshitit, duke penguar sulmuesin e izarelit që të dërgojë topin në rrjetë. Minuta e 55’ është vendimtare për Shqipërinë, me Xhakën që shënon një gol fantastik me goditje të shkëlqyer nga jashtë zone. Pavarësisht shqetësimeve në gjysmëfushën kuqezi, me disa raste të neutralizuara nga Strakosha, Shqipëria shfaqet ofensive me kundërsulme. I tillë është rasti në minutën e 62’, kur Hysaj shpërdoron një shans fantastik kur pas asistit të Xhakaj, i vetëm përballë portierit, ka dërguar topin jashtë kuadratit. Një tjetër shans i humbur është edhe ai i minutës së 75’ kur goditja e shkëlqyer e Hykës është ndalur në limite nga portieri izraelit.

Shqipëri-Izrael 1-0

Shënues: Xhaka 55’

Shqipëria: Strakosha, Binaku, Hysaj, Veseli, Xhimshiti, Basha, Memushaj, Xhaka, Guri, Hyka, Gavazaj.

Izraeli: Hainmov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Natcho, Zahavi, Kayal, Dabbur, Yeini, Tëatha, Peretz.

https://streamable.com/amkrc