Shqipëria drejt 14 majit, mbyllet dorëzimi i listave të kandidatëve për kryetarë dhe anëtarë të Këshillave. PD çon emrat në KQZ 5 minuta para mesnatës

Mbrëmë ka mbaruar afati për dorëzimin e listave në KQZ të kandidatëve për kryetarë bashkish dhe të këshillave bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24 raportoi se PS i ka depozituar kërkesat në KQZ pasditen e djeshme, ndërkohë që koalicioni “Bashkë Fitojmë” e kanë dorëzuar pak më vonë. Po ashtu mësohet se Partia Demokratike i ka dorëzuar këto lista të gjitha pak para mesnatës, rreth orës 23:55, në limitet e skadimit të afatit.

KQZ do të nisë të shoh dhe vlerësojë dokumentacionin dorëzuar nga subjektet politike, nëse ka ndonjë gabim, ndërsa do të shqyrtohen dhe formularët e dekriminalizimit.