Shqipëri, rritet turizmi kulturor 65%

Shqipëria është shumë e pasur me bukuri natyrore, si peizazhet e bukura malore dhe bregdeti mahnitës, të cilat i gjejmë shpesh edhe në guidat e revistat më prestigjioze në botë.

Shqipëria është shumë e pasur me bukuri natyrore, si peizazhet e bukura malore dhe bregdeti mahnitës, të cilat i gjejmë shpesh edhe në guidat e revistat më prestigjioze në botë.

Por, përveç këtyre një vend të veçantë po zë gjithnjë e më shumë turizmi kulturor, ku muzetë dhe kalatë e shumta anembanë Shqipërisë po tërheqin një numër përherë e më të madh vizitorësh vendas, por edhe të huaj.

Gjatë vitit 2018 sitet arkeologjike, kalatë dhe muzetë kanë patur një rritje prej 65% të vizitueshmërisë së tyre, duke e krahasuar me 2017-ën, me pothuajse 550 mijë vizitorë në shtatë muajt e parë të vitit.

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Kulturës, destinacioni kulturor më i preferuar nga vizitorët janë muzetë, duke kapur shifrën e 80% kanë qenë muzetë, nisur nga hapja e edhe një rrjeti të rinj muzesh si në Tiranë, Korçë, Durrës dhe Shkodër.

Turistët e huaj janë magjepsur gjithnjë e më shumë nga muzetë e rinj, si “Bunkart 1 dhe 2”, “Shtëpia e Gjetheve”, Fototeka “Marubi”, Muzeu i Artit Mesjetar dhe ai Oriental në Korçë, si dhe Muzeu Arkeologjik i Durrësit.

Sitet arkeologjike dhe kalatë kanë bërë për vete me historinë dhe pamjet që ofrojnë shumë turistë vendas, por edhe të huaj, ku vetëm në muajin gusht Parku i Butrintit vizitohet mesatarisht nga 1.500-2.000 persona në ditë, një rritje prej 47% krahasuar me një vit më parë, që ka rritur me 60% arkëtimet e parkut, krahasuar me vitin e shkuar.

Të njëjtat shifrat përfshijnë edhe qytetin antik të Apolonisë, Kalanë e Krujës, të Beratit, etj.
Sipas MK-së, në shtatë muajt e parë të vitit, Shqipëria është vizituar nga 4,4 milionë të huaj, pjesa më e madhe të të cilëve janë turistë.

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore pritet të tërheqë 6,2 milionë turistë, që do të kontribuojnë me 2 miliardë euro për ekonominë kombëtare. Në vitin 2017, Shqipërinë e vizituan 5,1 milionë turistë, të cilët sollën në vend 1,5 miliardë euro.

Në Shqipëri ndodhen një sërë kalash si: kalaja e Gjirokastrës, kalaja e Lëkurësit, Sarandë, kalaja e Krujës, kalaja e Beratit, Kalaja e Petrelës, Tiranë, Kalaja e Ali Pashës, Tepelenë, kalaja e Rozafës, Shkodër etj, ndërsa nga muzetë përmendim Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik në Berat, Muzetë Arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeu i armëve dhe Etnografik në Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Muzeu Arkologjik, Tiranë, Muzeu Historik, Shkodër etj.