Shqipëri, Prefektura e Edirnesë ofron ndihma për familjet në nevojë

Aktiviteti i shpërndarjes së pakove me veshmbathje u organizua nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR

Prefektura e Edirnesë në Turqi ka ofruar ndihma për fëmijët jetimë të Fondacionit ALSAR në Shqipëri, raporton Anadolu Agency AA).

Aktiviteti i shpërndarjes së pakove me veshmbathje u organizua nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR.

Në aktivitet ishte i pranishëm prefekti i Edirnesë, Ekrem Canalp, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, drejtues i fondacionit “ALSAR”, Mehdi Gurra.

Ambasadori i Turqisë, në fjalën e tij para të pranishmive, tha se ndjejnë një kënaqësi të veçantë që marrin pjesë në aktivitete të bamirësisë që prek njerëzit, fëmijët dhe shoqërinë derisa i afrohemi muajit të Ramazanit.

Ai tha se një nga elementet më të rëndësishme të politikës së jashtme të Turqisë, është që në qendër ka njeriun dhe ndërgjegjen.

“Turqia jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë Ballkanin me të cilin kemi lidhje shpirtërore, në Kaukaz, Afrikën e Mesme, Azi, Lindjen e Largët, në çdo vend vazhdon aktivitete të këtilla të politikës së jashtme që në qendër të saj e ka sipërmarrjen, njeriun dhe ndërgjegjen”, u shpreh ai.

Ambasadori shtoi se tashmë kanë formuar një urë natyrale në mes të Tiranës dhe Edirnesë.

Prefekti i Edirnesë, Ekrem Canalp, tha se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë shumë të thella.

“Kanë marrëdhënie që vijnë nga thellësitë e historisë. Sot ne këtu jemi së bashku si vazhdimësi e pjesës së vogël të marrëdhënieve shumëshekullore të kësaj historie”, tha ai.

Ai më tej duke theksuar se do të vazhdojnë ta vizitojnë Shqipërinë, Tiranën edhe në të ardhmen, i ftoi të pranishmit që ta vizitojnë qytetin e Edirnesë.

“Do të vazhdojmë të përcjellim urën vëllazërore mes turqve dhe shqiptarëve në të ardhmen. Në Shqipëri veten e ndjejmë si në një nga provincat e Turqisë. Ashtu edhe ju kur do ta vizitoni Turqinë mund ta ndjeni veten si në Shqipëri”, u shpreh Canalp.

Ndërsa kryetari i ALSAR, Mehdi Gurra, tha se ndihmat që janë dërguar do të shpërndahen në të gjitha qytetet e Shqipërisë tek familjet që kanë nevojë.

“Ne jemi një organizatë e cila synon që të arrijë kudo që ka njerëz nevojtarë. Falënderoj të gjithë bamirësit, institucionet, fondacionet nga Turqia për mbështetje e deritanishme”, tha Gurra.

Ndihmat që ofrohen me kontributin e Prefektursë s Edirnesë do të shpërndahen për 500 fëmijët jetimë të Fondacionit ALSAR.

Në përfundim të aktivitetit fëmijët e kurseve të gjuhës turke pranë fondacionit ALSAR mbajtën një program artistik për të pranishmit.

Canalp ka vizituar edhe qytetin e Shkodrës, ku është takuar me përfaqësues të Institutit “Yunus Emre” në këtë qytet dhe zyrtarë të pushtetit vendor.