Shqipëria dhe Kosova synojnë zgjerimin e bashkëpunimit përmes projekteve të përbashkëta mes dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe energjetikës.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damin Gjiknuri zhvilloi sot një takim pune në Gjakovë, me ministrin kosovar të Infrastrukturës Pal Lekaj, me të cilin diskutoi për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e projekteve te përbashkëta rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit dhe axhendës së interkonektivitetit në infrastrukturën rrugore
dhe atë hekurudhore. /ATSH