Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në katër fusha kryesore

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u shpreh se Shqipëria dhe Kosova janë duke nënshkruar një marrëveshje e cila do të bazohet në katër shtylla kryesore.

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u shpreh se Shqipëria dhe Kosova janë duke nënshkruar një marrëveshje e cila do të bazohet në katër shtylla kryesore.

Marrëveshja sipas ministrit Cakaj do të jetë në një sërë fushash, duke filluar që me ato diplomatike, duke shkuar deri tek aktivitetet kulturore, ku do të krijohet edhe një kalendar i përbashkët i aktiviteteve kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan  ATA.

“Shtylla e parë është ajo diplomatike, ku do të fillojë procedimi me ambasadat e përbashkëta. Shtylla e dytë është ajo konsullore, do t’i hapim konsullatat e përbashkëta sipas modelit të Barit, Milanos, Kopenhagenit dhe Mynihut. Shtylla e tretë është profesionale do të procedojmë me këmbimin e strukturave diplomatike, nëpër ambasadat e njëra-tjetrës dhe shtylla e katërt është kulturore, ku do të zhvillohet një kalendar i unifikuar të aktiviteteve Kosovë-Shqipëri”, – theksoi Cakaj.