Qytetarët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë festuar suksesin e arritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili fitoi zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët janë mbledhur në disa rrugë të kryeqytetit duke festuar me flamuj të Turqisë dhe Shqipërisë, duke ndjekur edhe rezultatet e zgjedhjeve.
Dhjetëra qytetarë kanë brohoritur me slogane në mbështetje të Turqisë dhe presidentit Erdoğan, për suksesin në zgjedhje.
Në disa lokale qytetarët kanë festuar teksa ndiqnin edhe rezultatet e zgjedhjeve në Turqi.
Festime kanë organizuar edhe studentët shqiptarë të cilët kanë studiuar në Turqi, duke shprehur mbështetjen e tyre për Turqinë dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.