Shqipëri, 3 të vdekur dhe 132 raste të reja me COVID-19

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 13.391 dhe numri i të vdekurve gjithsej 380, që nga fillimi i pandemisë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 132 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3 persona kanë ndërruar jetë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 13.391 dhe numri i të vdekurve gjithsej 380, që nga fillimi i pandemisë.

Në orët e fundit janë shëruar 95 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në gjithsej 7.629 dhe raste aktive janë 5.382.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore vijojnë testimet dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 86.378 testime për personat e dyshuar me koronavirus.