“Shpirt kazma ngelet shpirt kazëm”, Vasili akuza Ramës: Në vend të negocionte me Britaninë për azilkërkuesit, firmosi për dëbimin e 13 mije shqiptarëve

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, akuzon kryeministrin Edi Rama se është ai përgjegjës për largimin masiv të të rinjve nga vendi drejt Britanisë.

“Ndërkohë që shqiptarët dhe te rinjte fatkeqë po largohen nga Shqipëria me shpresen për të gjetur një punë për të jetuar, pikërisht per shkak te korrupsionit dhe politikave per te rrenuar e grabitur të Kryeministrit Edi Rama, ai nuk po i lejon të jetojnë as jashtë Shqipërisë dhe kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar”.

Vasili, duke iu referuar një deklarate të kryeministrit kur tha se azilkërkuesit duhet të kthehen në vend duke firmos vendimin, tha se veprimi që duhej të bënte është që të negocionte me qeverinë britanike që të gjejnë një punë dhe të lejohen të jetojnë atje.

“Shpirt kazma ngelet shpirt kazëm!

Edi Rama boll brodhe ne çarter dhe shko ne Londer shiko hallet e shqiptareve, shiko si po trajtohen ata dhe negocio per ta!

Ndërkohë që shqiptarët dhe te rinjte fatkeqë po largohen nga Shqipëria me shpresen për të gjetur një punë për të jetuar, pikërisht per shkak te korrupsionit dhe politikave per te rrenuar e grabitur të Kryeministrit Edi Rama, ai nuk po i lejon të jetojnë as jashtë Shqipërisë dhe kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky palo kryeminister, firmos me shume kenaqesi marrveshje me Qeverinë Britanike, për dëbimin e 13 mije shqiptarëve nga Mbreteria e Bashkuar drejt Shqipërisë, sikur s’ka asnje lidhje me keta shqiptare qe largohen per shkak te tij.

Dhe për këtë ai po realizon një bashkëpunim gjoja të “frytshëm”, për ti përzënë shqiptarët nga atje.

Në vend që, të hidhet urgjent në Angli, e të negociojë me Qeverinë Britanike dhe të kërkojë që shqiptarët atje, që mund të gjejnë një punë, të legalizohen dhe të jetojnë të lirë.

Ai, as këtë nuk e bën. Ai nuk do t’ia dijë se çdo i ri që ka ikur andej me gomone apo kamion, i ka marrë paratë borxh dhe do kthehen në Shqipëri, të traumatizuar e te zhytyr ne borxhe.

Policia Angleze është hedhur në rrugët e Londrës duke ndaluar në masë Shqiptarët dhe duke ju mohuar edhe të drejtat minimale të njeriut, në ndryshim nga emigrantet e tjere, për të jetuar të lirë.

Situata është alarmante dhe kerkon zgjidhje urgjente.

Edi Rama qe i bie perqark botes me çarter privat te shkoje urgjent ne Angli dhe te mos lere qytetaret shqiptaret ne meshire te fatit sic ka bere deri tani por te negociojë me qeverine angleze per situaten emergjente”, shkruan Vasili.