Shpikësi francez kalon kanlain e La Mansh me “flyboard”

Zapata arriti në fshatin Saint Margaret të Anglisë 22 minuta pas ngritjes në orën 06:17 sipas kohës lokale nga qyteti Sangatte i Francës

Franky Zapata, shpikësi i mjetit fluturues “Flyboard”, ka kaluar Ngushticën e Doverit në Kanalin La Mansh duke fluturuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zapata arriti në fshatin Saint Margaret të Anglisë 22 minuta pas ngritjes në orën 06:17 sipas kohës lokale nga qyteti Sangatte i Francës.

Gjatë udhëtimit të tij prej rreth 35 kilometrash, Zapata bëri mbushjen e flyboard-it me karburantin të cilin e mbante në shpinë.

Franky Zapata bëri tentativën e parë për të kaluar Ngushticën e Doverit më 25 korrik, por dështoi pasi ra në det për shkak të humbjes së ekuilibrit gjatë uljes në platformën për rimbushje me karburant.