Roja Bregdetare Spanjolle shpëtoi 933 emigrantë dhe gjeti trupat e katër prej tyre në mbytur në ujërat e Mesdheut të Premten dhe të Shtunën ndërsa vendi Iberik përgatitet për mbërritjen e anijes e cila u refuzua nga Italia dhe Malta.
Numri i atyre që largohen nga varfëria është dyfishuar në 2018-ën sipas autoriteteve Evropiane duke nxitur edhe axhenda politike kombëtare për menaxhimin e emigracionit në vendet e unionit.
Në dy javët e para që detyrës së tij, Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez, ka mbajtur qëndrime pozitive ndaj emigrantëve si dhe u ofrua të pranonte anijen Aquarius me 629 emigrantë në bord. /ePërditshmja