Shpëtim Idrizi reagon pas ikjes së deputeteve: Lajme të vjetra asgjë e re

I ikën deputetet, Shpëtim Idrizi: Çështja Çame na bashkon dhe na ndan

Pas lajmit të largimit të dy deputeteve të PDIU-së Reme Lala dhe Elena Xhina drejt Partisë Socialiste, ka reaguar edhe partia socialiste. Kreu i saj Shpëtim Idrizi ka ndarë në rrjetin social Facebook qëndrimin zyrtar të partisë ku shkruan se ky nuk është ndonjë lajm i ri dhe se deputetet janë deklaruar pro PS-së që pas përfundimit të zgjedhjeve.

Reme Lala që dha lajmin e largimit të saj dhe të Elena Xhinës nga Dibra. Idrizi publikon në facebook-un e tij reagimin zyrtar të PDIU-së, ku thuhet se këto janë lajme të vjetra, që po shiten si të reja.

”Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qënë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çeshtjes Çame. Çështja Çame na bashkon dhe na ndan me këdo… si një kauz jo vetem e jona, po e çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijëve”,-thuhet në reagimin e PDIU-së.