Shpërthimi në Paris, dy të vdekur

Në një furrë në distriktin e 9-të të Parisit ka rënë një zjarr, ku më pas ka ndodhur shpërthim

Prokuroria në Francë njoftoi se numri i të vdekurve si pasojë e një shpërthimi në një furrë në kryeqytetin Paris, është 2 përkundër deklaratës së mëparshme të ministrit të Brendshëm, Christophe Castaner, se ky numër është 4, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga prokuroria, theksohet se në shpërthim kanë humbur jetën 2 punonjës zjarrfikës, ndërsa janë plagosur gjithsej 47 prej të cilëve 10 në gjendje të rëndë.

Me këtë deklaratë është përmirësuar deklarata e ministrit të brendshëm i cili kishte njoftuar se “në shpërthim kanë humbur jetën 4 persona”.

Në një furrë në distriktin e 9-të të Parisit ka rënë një zjarr, ku më pas ka ndodhur shpërthim. Shpërthimi ka dëmtuar furrën dhe ndërtesat përreth.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar rreth 200 zjarrfikës dhe 100 policë. Disa të plagosur janë dërguar në spital me helikopterë. Ndërkohë edhe ndërtesat dhe hotelet përreth u zbrazën për shkak të mundësisë së rritjes së zjarrit ose të ndonjë shpërthimi tjetër.