Një person ka aktivizuar sot bombë të improvizuar para ambasadës amerikane në Pekin, duke e plagosur vetëm veten, njoftoi policia dhe zëdhënësi i ambasadës amerikane në Pekin, transemton Anadolu Agency (AA).
Fotografia e publikuar në rrjetet sociale tregon re të madhe tymi dhe automjete policore rreth objektit të madh në pjesën verilindore të Pekinit.
Departamenti i drejtorisë policore në Pekin lëshoi një njoftim në të cilën të dyshuarin e identifikoi si Jiang (26) me vendlindje në qytetin Tongliao në rajonin kinez Mongolia e Brendshme. Jiang ka plagosur dorën gjatë shpërthimit të pajisjes, e cila është bërë nga përzierja piroteknike dhe u detonua rreth orës një pasdite, njoftoi policia.
Nuk u njoftuan motivet, ndërsa në njoftim thuhet se hetimi vazhdon.
Ambasadës amerikane nuk i është shkaktuar dëm material dhe nuk ka të lënduar tjerë, deklaroi zëdhënësi i ambasadës amerikane.
As policia as ambasada nuk kishin komente mbi raportimin e gazetës “Global Times”, e cila njoftoi se nëpunësit arrestuan një grua e cila ka spërkatur veten me benzinë afër ambasadës amerikane në ora 11 sipas kohës lokale.
Kina dhe SHBA-të gjenden në kontest tregtar, por SHBA-të edhe më tej mbeten destinacion i popullarizuar për udhëtime, arsim dhe emigracion për qytetarët kinezë.