Shpërthim në Lushnjë, tritol në derën e një apartamenti, vetëm dëme materiale (Video)

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë...

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gafurr Muço, rreth orës 02:35, ku sipas burimeve zyrtare nga policia ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në katin e parë të një pallati parafabrikate.

Eksplozivi ishte vendosur në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit Besnik Çoku.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.