Shoqërohen në polici dy vëzhgues të PD në Fier

Dy vëzhgues të Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit janë shoqëruar në polici.

Klevis Berzheta dhe Fredi Davidi janë shoqëruar në polici në Topojë, të Fierit.

Sipas PD-së së Fierit, ata janë marrë nga policia pasi numëronin personat që hynin për të votuar.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se këta persona pengonin qytetarët të shkonin për të votuar.