Shokohet sërish Amerika, 5 persona sulmohen me thikë

Pesë persona janë qëlluar me thikë në shtëpinë e një rabiu(mësues i librit të shënjtë të Judaizmit)...

Pesë persona janë qëlluar me thikë në shtëpinë e një rabiu(mësues i librit të shënjtë të Judaizmit).

Ngjarja ka ndodhur në veri të New York-ut. Sulmuesi hyri brenda në shtëpi teksa po pritej të festohej një festë fetare raporton Top Channel.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes, por policia arriti ta arrestonte. Motivi i sulmit akoma nuk dihet.

Raportohet se njëri nga viktimat është goditur plot 6 herë me thikë.