Shkon në 45 numri i të vdekurve nga tërmeti

Rëndohet bilanci, 45 viktima/ Specialistët francez nxjerrin trupin e pajetë të gruas në Durrës

Ka shkuar në 45 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që preku vendin ditën e martë në orën 03:55 të mëngjesit.

Tre trupa të pajetë janë gjetur në zonën e ish-kënetës, njofton ministria e mbrojtjes.

Tërmet i ditës së martë ishte me magnitudë 6.4 ballë dhe është pasur nga qindra tërmete të tjera në dy ditë.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se specialistët francezë të emergjencës civile dhe efektive të komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin e kërkim shpëtimit në Durrës, në zonën e njohur si dy gjelat.

Në këtë vend, sipas informacioneve paraprake po kërkohet edhe për trupin e një gruaje.