Shkon në 41 numri i të vdekurve të Genova, Mattarella në funeralin e viktimave

Sot në Genova mbahet funerali i 18 viktimave nga tragjedia e urës Morandi, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 41.

Makina ku udhëtonte familja Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe e vogla Kristal 9 vjeçe, është gjetur gjatë natës nën rënojat e urës, komplet e shkatërruar nën një bllok të madh betoni.

Ndërkohë, fatkeqësisht kjo nuk është ende një shifër përfundimtare, pasi vijojnë kërkimet nën rrënojat e urës, por sipas apelit mungojnë edhe dy persona./raporton Top Channel

Në funeralin që do të mbahet për viktimat do të jetë edhe presidenti italian Sergio Mattarella, ndërkohë që në qytete të ndryshme italiane zhvillohet ceremonia e varrimit për viktimat e tjera, të cilat familjet kanë dëshiruar një ceremoni private.