Shkon në 21 numri i viktimave, u gjet në rrënoja edhe një i ri

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit të sotëm, ku zonat më të prekura janë Durrësi dhe Thumana.

Së fundmi, ekipet e shpëtimt kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat e një pallati në Durrës, trupin e pajetë të një 24-vjeçari.

Ka dyshime që nën rrënoja të jenë edhe dy vëllezër të të ndierit.

Më herët nga aty u nxorr e gjallë një 30-vjeçare, ndërsa vajza e saj e mitur fatkeqësisht humbi jetën. /noa.al