Shkon në 1266 numri i viktimave në Itali nga koronavirusi, 250 më shumë se dje

’Distancimi social është çelësi për të reduktuar infektimin. Javët e ardhshme janë vendimtare dhe varen nga sjellja e çdo qytetari’, ka deklaruar ministri i shëndetësisë Roberto Speranza.

Bilanc i frikshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Itali. Komisioneri i emergjencave Angelo Borreli në një konferencë për shtyp tha se numri i të vdekurve ka shkuar në 1266, 250 viktima vetëm në një ditë. Dje numri i të vdekurve ishte 189. Të shëruar janë 1439, ndërsa të infektuar 14955.

Të dhënat e bëra publike nga Mbrojtja civile tregojnë se numri i të vdekurve në Itali ka kapur shifrën 1266, 250 vetëm në një ditë.

’Distancimi social është çelësi për të reduktuar infektimin. Javët e ardhshme janë vendimtare dhe varen nga sjellja e çdo qytetari’, ka deklaruar ministri i shëndetësisë Roberto Speranza, raporton Balkanweb.

‘Falë masave të forta ‘do të evitojmë pikun duke ulur rastet e SarsCov2, që do të jenë në një kohë më të gjatë. Epidemia që kemi do të zgjasë më shumë por numri i rasteve do të jetë i menaxhueshëm për Shërbimin shëndetësor’. Kështu thotë për ANSA Pier Luigi Lopalco, profesor i higjienës në universitetin e Pisas dhe përgjegjës i epidemiologjike në task force e Rajonit të Puglias për koronavirusin.