Shkoi në spital me plagë/ Vrasja e dy biznesmenëve në Laç- Arrestohet i dyshuari, si u zbulua

Një person rreth moshës 30-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e dyfishtë, atë të Bujar Likës dhe Paulin Markut më 30 maj në Kurbin të Laçit.

Personi në fjalë është paraqitur në spital me një plagë dhe nga kqyrja e personelit mjekësor ka rezultuar se plaga është pak më e hershme dhe për këtë arsye është njoftuar policia.

4 persona të maskuar si policë natën e 30 majit vranë Paulin Markun dhe Bujar Likën në hotelin e Ari Allamanit në Laç.

Nga ekzaminimet e mjekëve doli se plaga është bërë 20 ditë më parë, datë e korrespondueshme me vrasjen e Laçit.