Shkodër, tentojnë të grabisin banesën, hajdutët masakrojnë të moshuarin

Tre persona me maska dhe të armatosur kanë tentuar të grabisin një banesë në Shkodër.

Tre persona me maska dhe të armatosur kanë tentuar të grabisin një banesë në Shkodër.

Sipas informacioneve të policisë bëhet fjalë për shtetasin Agron Veseli, 62 vjeç.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”. Grabitësit pasi hynë brenda shtëpisë kanë goditur disa herë 62 vjeçarin dhe i kanë kërkuar para.

Grabitësit mësohet se e kanë kërcënuar se do ta vrasin pronarin e shtëpisë nëse nuk u jepte paratë.

Ishin komshinjtë ata që njoftuan policinë, të cilët këta të fundit patën edhe një përleshje fizike me njërin prej autorëve. Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar , Pëllumb Kolbuçaj.

Policia ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëautorë. 62 vjeçari që u sulmua duke tentuar ta grabisin ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup.

Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës.