Shkodër, studentët sërish në protesta

Ndërkohë që për të tretën ditë me radhë studentët e Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi kanë vijuar protestën, raporton TCh.

Ndonëse në kushte atmosferike të rënduara dhe me reshje shiu të vazhdueshme ato vijuan të protestonin në sheshin “2 Prilli”.

Kërkesat e tyre konsistojnë në uljen e notës mesatare në shkollë, sponsorizimin nga buxheti i Universitetit të Shkodrës i ekspeditave shkencore si dhe vendosjen në efektivitet të plote te godinës së re brenda janarit të 2019.