Shkodër, protestë pas skandaleve seksuale të policisë

“Stop dhunës, prostitucionit dhe përdhunimit”. Ishte ky slogani me të cilin dhjetra studentë protestuan ditën e sotme para dyerve të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës.

“Stop dhunës, prostitucionit dhe përdhunimit”. Ishte ky slogani me të cilin dhjetra studentë protestuan ditën e sotme para dyerve të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës.

Duke marrë shkas nga dy ngjarjet e fundit, ku dy efektivë të policisë u denocuan publikisht për akte të turpshme, ata zgjodhën hyrjen e komisariatit për të dhënë mesazhet e tyre.

Në mënyrë simbolike ata për disa minuta qëndruan të ulur në tokë duke kënduar, raporton Top Channel.

Pas rreth 20 minutash, protesta u zhvendos në rrugët e qytetit, ku studentët marshuan për kushtet e sigurisë në universitete.