Shkodër, policia vendos 20 gjoba bizneseve dhe qytetarëve në rrugë

Policia nuk fal në Shkodër, 20 gjoba ndaj bizneseve dhe qytetarëve në rrugë...

Raportohen rreth 20 masa ndëshkuese të vëna në Shkodër (saktësisht 3 në Malësi të Madhe), kryesisht për shkelje të akteve normative në bare, restorante, moszbatimin e vetëkarantimit, e të tjera.

Ndërkohë konstatohen raste sporadike të levizjes se njerezve ne rruge, për të cilet po ndërhyhet në parandalimin e tyre nga strukturat e DVP dhe ushtrisë.

Në pikën e kalimit H. Hotit, kane hyre rreth 205 persona, prej të cileve 134 shqiptarë dhe 71 te huaj. Nga NjKV Pukë është njoftuar një rast i dyshuar dhe nga NjKV Shkodër është informuar për një rast tjetër, të dy rastet po ekzaminohen njeri në Tiranë dhe tjetri ne Shkoder, i cili nuk dyshohet per Covid-19, ku se shpejti do marrim informacion, shkruan Top Channel.

Nga Bashkia Shkodër vazhdon puna për shpërndarjen e ndihmave per 70 familje në nevojë, njëkohësisht edhe në bashkitë e tjera vazhdon i njëjti aktivitet per t’iu gjendur prane familjeve ne nevoje me ndihma ushqimore dhe me ndihma me ilaçe për pensionistët. KMC po e monitoron situatën në te gjithe territorin e Qarkut dhe njëkohësisht i bën thirrje komunitetit te mos levizin nga shtëpia, te zbatojne rregullat e vetëkarantinimit, e higjenes e te pastërtisë personale e kolektive …