Shkodër, inaugurohet ADISA, 400 shërbime në një zyrë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar zyrën e re rajonale ADISA në qytetin e Shkodrës e cila sapo është hapur dhe ofron rreth 400 shërbime të ndryshme për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar zyrën e re rajonale ADISA në qytetin e Shkodrës e cila sapo është hapur dhe ofron rreth 400 shërbime të ndryshme për qytetarët. Kreu i qeverisë theksoi se në qytetet e tjera ku janë bërë zyrat e ADISA-s ka patur rezultat pozitiv.

Drejtori i ADISA Lorin Ymeri tregoi mënyrën e funksionimit të zyrës rajonale në Shkodër.

Në fund pas vizitës sË tij kryeministri Rama la edhe një mesazh për punonjësit e zyrës rajonale ADISA.

Ofrimi i shërbimeve në zyrën rajonale të ADISA ka filluar dhe aplikuesit e parë që morën shërbime tregojnë se është një përvojë e mirë.