Shkodër, gjënden 30 kg kanabis në bregun e liqenit të Shkodrës

Një sasi e madhe kanabisi është gjetur në bregun e liqenit të Shkodrës. Sipas informacioneve, droga e shpërndarë në breg, u gjet në vendin e  quajtur vija e Vrakës.

Një sasi e madhe kanabisi është gjetur në bregun e liqenit të Shkodrës. Sipas informacioneve, droga e shpërndarë në breg, u gjet në vendin e  quajtur vija e Vrakës.

Dyshimet e para janë që kjo sasi droge është lënë aty nga trafikantët, por nuk dihen arsyet.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nuk ka ende persona të dyshuar ndërsa dyshohet se sasia e hashashit mund të transportohej drejt Malit të Zi.