Shkodër: Aksident i rëndë, makina përplas fëmijën 10 vjeç

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër, ku një drejtues mjeti 37-vjeçar ka përplasur një fëmijë vetëm 10 vjeç.

Policia bën me dije se vogëlushi i aksidentuar është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, raporton Balkanweb. Uniformat blu shprehen se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 09.10.2019, rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, Shkodër, mjeti me targa AA133SH, drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. vjeç 10, banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë , veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.