Shkencëtarët zhvillojnë grurin e modifikuar gjenetikisht që i reziston të nxehtit dhe thatësirës!

Gruri është një ushqim bazë për miliarda njerëz: fillimisht nga një zonë e vogël në Lindjen e Mesme, kultivimi i tij tani zë zona të gjera të të gjithë planetit. Por edhe ky drith është duke u përkulur ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe sa më shumë që Toka ngrohet, aq më shumë të korrat janë të pakta: sipas raportit të gjashtë të IPCC, temperaturat shumë të larta do të detyrojnë Europën Jugore të reduktojë me 50 % të korrat si p.sh. gruri, misri dhe panxhari i sheqerit.

Për të shpëtuar këto drithëra dhe për të qenë në gjendje që të ushqejnë banorët gjithnjë e më të shumtë të Tokës në të ardhmen, një grup studiuesish nga Qendra John Innes në Norwich (Angli) ka krijuar një seri varietetesh të modifikuara gjenetikisht të grurit për t’i rezistuar të nxehtit dhe thatësirës të cilat, sipas raportimeve të Guardian, do të testohen në Spanjë në javët në vijim.

Gruri është gjenetikisht shumë kompleks: ndryshe nga ne njerëzit, që kemi vetëm një gjenom, gruri i makaronave (gruri i fortë) ka dy dhe gruri i bukës (gruri i butë) madje ka tre. Për të ruajtur rendin, gruri ka një gjen stabilizues i cili ndan kromozomet e ndryshme në gjenomet e ndryshme: megjithatë, ky gjen ka edhe një funksion tjetër, atë të shtypjes së çdo shkëmbimi kromozomik me speciet e tjera të egra të grurit, duke i penguar gjenetistët të krijojnë varietete të reja me veti më të mira. . “Llojet e egra kanë karakteristika shumë të dobishme, si rezistenca ndaj nxehtësisë, sëmundjeve dhe kripësisë së tokës”, thotë Graham Moore, gjenetist i grurit në Qendrën John Innes.

Tani, më në fund, studiuesit në Qendrën John Innes kanë identifikuar gjenin ‘e mallkuar’, Zip4.5B, dhe kanë krijuar një version të modifikuar që lejon kromozomet të riorganizohen siç duhet, por nuk pengon krijimin e varianteve të reja me karakteristika të dobishme. “Ka të paktën 50 versione të Zip4.5B: tani do t’i testojmë në varietete të ndryshme të grurit që kemi prodhuar dhe do të shohim se cilat prej tyre i rezistojnë më mirë temperaturave të larta”, përfundon Moore.