Shkelje në transportin dhe tregtimin e gazit, ISHTI gjobit 5 subjekte

5 subjekte janë gjobitur me vlerë totale 850 mijë lekë, nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) gjatë muajit shkurt, për shkelje në fushën e instalimeve elektrike, transport të mjeteve të gazit dhe tregtimit të tyre, por edhe për mungesë dokumentacioni.

5 subjekte janë gjobitur me vlerë totale 850 mijë lekë, nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) gjatë muajit shkurt, për shkelje në fushën e instalimeve elektrike, transport të mjeteve të gazit dhe tregtimit të tyre, por edhe për mungesë dokumentacioni, shkruan ATA.

ISHTI i ka fokusuar kontrollet tek subjektet, në zbatim të dispozitave të ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligjit “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion”, si dhe VKM “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligjit “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshur.