Shkatërrohet banda shqiptaro – italiane e trafikut të drogës në Itali

Policia italiane në Vallete, zonë periferike në Torino sekuestroi kokainë, hashash dhe marijuanë duke fituar deri në 20 000 euro në muaj, transmeton Balkanweb.

Forcat policore italiane kanë çmontuar bandën kriminale, në përbërje të së cilëve ishin shqiptarë e italianë të moshave 25 deri 50 vjeç. Ata u arrestuan dhe pesë prej tyre kanë përfunduar në burg. Gjykata vendosi të lërë në burg 5 prej tyre, 2 u vendosën në arrest shtëpiak  dhe gjashtë janë detyruar të nënshkruajnë për lirinë e tyre.

Policia arriti të hetojë mjaft mirë grupin. Ata shtireshin sikur shisnin libra, arka dhe shishe verë, por në fakt tregtonin dhe kalonin dorë më dorë lëndën narkotike.