Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë në Greqi.

Pika karburanti, banesa, parkingje makinash dhe një sërë vendesh të tjera ishin objektivi kryesor i një bande të strukturuar hajdutësh shqiptarë që vidhnin në Greqi.

Media greke ka njoftuar se policia ka arritur ta çmontojë të gjithë grupin, duke vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë, pjesë e bandës së grabitësve.

Në pranga kanë rënë konkretisht shtetasit: Mirel Kasaj, Erius Tafaj, Marinel Murataj, Roland Rroshi, Dhimitër Ramadani dhe Dionis Gjojdeshi.

Shqiptarë kryenin grabitje të maskuar, të pajisur me armë zjarri, pajisje të tjera për vjedhje si dhe mjaft armë të ftohta.

Gjatë kontrollit në bazën e hajdutëve, policia arriti të sekuestrojë rreth 4 armë luftarake, 4 makina, një sërë telefonash si dhe dylbi./Express