Ndërkohë që prej 31 janarit Britania është jashtë Bashkimit Europian, kryeministri Johnson, ka nisur planet e reja për vendin e tij.
Ai ka riorganizuar kabinetin e tij qeveritar, duke shkarkuar disa prej ministrave të tij duke i zëvendësuar me të tjera figura politike.
Mes shumë të shkarkuarëv nga puna, ajo që është vënë re më shumë është dorëheqja e Sajid Javidit si kancelar i ekstraktit, apo shef i financave.
Sipas mediave të hauja Javidit iu kërkua nga kryeministri “të shkarkonte të gjithë këshilltarët e tij specialë dhe t’i zëvendësonte ata me 10 këshilltarë të rinj, për të formuar një ekip, por çuditërisht ai refuzoi ta bënte këtë shkarkim masiv, dhe dha dorëheqjen.
Pas largimit të Javid, Johnos e zëvendësoi atë me Rishi Sunak.
Largimi i një kancelari që nuk kishte mendime dhe ide të njëjta me Johnson për qeverisjen, e ka bërë këtë të fundit që tashmë të ketë një qeveri me përvojë të kufizuar politike dhe kabineti.
Nga këto levizje të Johnsonit, ish-deputeti i Tory David Gauke ka reaguar në rrjetet sociale, duke paralajmëruar Whitehall të kujtojë rëndësinë e pavarësisë së saj. Ai shkruan se: Kancelari dhe Thesari … duhet të jetë mjaft i fortë për t’i thënë “Jo” Kryeministrit ose ndokujt tjetër