Zv. ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici dhe zv. ministri i Infrastrukturës Ardi Veliu janë shkarkuar këtë të mërkurë.
Të dy kanë mbajtur më herët poste drejtuese. Bici drejtonte IKMT-në, ndërsa Veliu Policinë e Shtetit.
Po sot, është shkarkuar dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano. Lajm u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.
Për momentin detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do i ushtrojë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj.
Çuçi njoftoi gjithashtu se nëndrejtori i ri i SHISH është emëruar Olian Kanushi.