Shkarkimet nga Bardh Spahia, reagimi nga Amuli: Akte hakmarrje për t’i hapur vendin të inkriminuarve

Partia Demokratike Shkodër, ka dënuar shkarkimet nga detyra të administratoreve të Dajçit dhe Postribës, Gjovalin Darragjati dhe Altin Shaba.

Sipas kryetarit të PD-së dega Shkodër, Xhevdet Amuli këto janë akte hakmarrje brenda demokrateve, të iniciuara nga Bardh Spahia dhe Voltana Ademi për ti hapur vendin të inkriminuarve.

Vetë Gjovalin Darragjati, shkarkimin e tij nga detyra  e konsideron një hakmarrje personale të Bardh Spahisë dhe “Shtëpisë së Lirisë” për shkak se ai mbështeti Partine Demokratike. Daragjati thotë se deri në fund do të vijojë të mbështesë demokratet dhe kurrsesi politiken e luftës dhe perçarjes.

Ndërkohë ish kandidati per deputet Arben Gjuraj thotë se keto nuk janë shkarkimet e vetme nga ana e kryebashkiakut Bardh Spahia. Sipas tij, në shënjestr janë venë të gjithë demokratet e Shkodrës ku po shkarkohen nga puna si hakmarrje e “Shtëpisë së Lirisë”.