Shitja e tokës bujqësore nuk do të tatohet

6% TVSH edhe për furnizimet që bën sektori i agroturizmit

Diskutimi nen për nen i paketës fiskale solli një tjetër lehtësi për sektorin e agroturizmit, përveç prodhimeve të saj të cilat do të kenë një TVSH të reduktuar 6%, ferma që do të ketë edhe struktura akomoduese do të përfitojë tatim mbi vlerën e shtuar po 6% edhe për mallrat që merr furnizim. Kërkesa për të ndryshuar këtë nen erdhi nga mazhoranca. Ndërsa komisioni i kërkoi kreut të Financave nëse është bërë gati paketa e akteve nënligjore për të futur në zbatim në janar të 2019-ës ligjin e shtyrë të lojërave të fatit.

Paketa fiskale pritet të miratohet në Kuvend ditën e enjte. Me këto ndryshime tatimi mbi fitimin për bizneset me xhiro nga 8 deri në 14 milion lekë, bëhet 5% nga 15 që është sot. Po ashtu ndryshimet heqin tatimin mbi vlerën e shtuar për makineritë e pajisjet në burimet e energjisë së rinovueshme dhe shoqëritë e bashkimit bujqësor, përcjell Klan.

Ndërsa sektori i agroturizimit do të përjashtohet nga taksa e infrastrukturës dhe do të përfitojë zbritje të TVSH-së dhe tatim mbi fitimin.