Shiste mish derri me vulë falso, AKU mbyll dyqanin e mishit në Librazhd

Krahas kontrolleve për skadencën e produkteve dhe kushtet e shitjes së tyre, AKU vijon edhe punën për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore.

Krahas kontrolleve për skadencën e produkteve dhe kushtet e shitjes së tyre, AKU vijon edhe punën për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore.

Gjatë kontrollit në dyqanin e mishit të Florian Roci në Librazhd, me aktivitet specifik “Tregtim mishi” konstatoi 71 kg mish i cili kishte prejardhje nga kafshë të paregjistruara, të paidentifikuara, si dhe pa i’u nënshtruar asnjë kontrolli të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes.

Për të tejkaluar kontrollet e mundshme të AKU-së, ky subjekt kishte falsifikuar vulën veterinare. Nga verifikimet e kryera u konfirmua pa ekuivok falsifikimi i vulës në karkasën e misht, konturet e të cilës nuk kishin asnjë element të vlefshëm dallues./raporton Top Channel

Për sa më sipër ndaj tij u vendos gjoba prej 200.000 lekë, bllokim i menjëhershëm i aktivitetit si dhe konfiskim i 71 kg mish deri në asgjësim. Gjithashtu u denoncua në organet ligj zbatuese për veprën penale të falsifikimit si dhe tregtimit të produkteve ushqimore të rrezikshme.

Ky subjekt është konstatuar edhe më parë me shkelje të ngjashme dhe për rrjedhojë është dënuar administrativisht si dhe referuar në organin e ndjekjes penale.