Shifër e frikshme/Zbardhet dokumenti sekret, 7.9 mln njerëz mund të infektohen me COVID-19 në Britaninë e Madhe, kjo situatë mund të zgjasë një vit

Zbardhet dokumenti sekret, 7.9 mln njerëz mund të infektohen me COVID-19 në Britaninë e Madhe. Pritet që koronavirusi të zgjatë 1 vit.

Epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të zgjasë deri në pranverën e ardhshme dhe mund të infektohen 7.9 milion njerëz. Kështu është deklaruar në konferencën sekrete të Shëndetit Publik në Angli, shkuan “The Guardian”.

“Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milion njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital.”, thuhet në dokumentin e Shëndetit Publik.

Prof Chris Whitty, këshilltari kryesor i qeverisë së qeverisë, e ka përshkruar këtë shifër si skenarin e rastit më të keq dhe sugjeroi që numri i vërtetë do të rezultonte më pak se ai që u paraqit në konferencë. Sidoqoftë, raporti sqaron se katër në pesë personave të popullsisë “pritet” të jenë në kontakt me virusin.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: The Guardian