Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar i cili shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj.

Në pranga ka rëndë edhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin.

Burime nga policia e kryeqytetit thonë se shtetasi V. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.

Nga hetimet e policisë u zbulua se 27-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. GJ., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O.

Këtë aktivitet kriminal këta persona e kryenin në apartamentin e shtetasit P. O., 70 vjeç, i cili siguronte dhe klientët.