Shfrytëzonin qendrën e masazheve për prostitucion, Arrestohen 2 vajza, shpallet në kërkim administratori

Një qendër masazhi në Tiranë që ushtronte prostitucionin është goditur nga policia në Unazën e Re.

Dy vajza kanë rënë në pranga, K. H., 28 vjeçe, për “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe D. L., 20 vjeçe për veprën penale “Prostitucioni”.

Në kërkim është shpallur K. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një qendre masazhesh

Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, u konstatua se K. H. (motra e K. H.), shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.