Shfaqet meningiti/ Në Spitalin Infektiv po trajtohen raste të rënda edhe me encefalit

Pas tre vite pandemi, ku predominonte virusi i SarCOV, tanimë viruset dhe bakteriet në qarkullim janë rikthyer më agresive duke rritur numrin e rasteve të rënda me sëmundje infektive.

Në shërbimin infektiv përveç rasteve të rënda me komplikacione të shkaktuara nga viruset e gripit janë shtuar edhe rastet me sëmundje të meningitit apo encefaitit, dy sëmundje infektive që shkaktojnë pasoja të rënda tek pacientet.

Çdo javë në këtë shërbim paraqiten 2-3 pacientë të prekur me meningit apo encefalit. Mjekët thonë se numri i pacientëve të prekur nga këto dy sëmundje është edhe më i lartë se sa në periudhën e para tre viteve, pra para pandemisë.

Meningiti shkaktohet nga bakteriet ndërsa encefaliti shkaktohet nga viruset. Të dyja këto dy sëmundje infektive konsiderohen të rrezikshme pasi mund të shkaktojnë vdekjen pra duke qenë se prekin cipën e trurit mund të lenë pasoja të parikuperueshme tek pacienti.

Simpotmat e tyre janë temeraturë e lartë dhimbje e fortë koke, ndjesi të vjellash por nuk mungojnë edhe rastet kur pacienti humb koshiencën. Në këtë periudhë mjekët infeksionsitë u bëjnë thirrje qyetarëve të bëjnë sa më shumë kujdes për të rritur imunitetin e tyre si nëpërmjet një ushqyerje të shëndetshme por duke respektuar edhe rregullat e higjenës. Si në rastet e gripit dhe këto dy sëmundje infektive prekin si femijët edhe moshat e rritura.

Simptomat e meningitit

-Të vjellat
-Marramendja
-Temperatura e lartë
-Dhimbja e muskujve
-Dhimbja e kokës
-Konfuzioni
-Gjymtyrë të ftohta
-Skuqje e lëkurës
-Simptoma te encefalitit
-Dhimbje te forta koke
-Tempraturë e lartë
-Halucinacione
-Humbje e ndjeshmërisë dhe paralizë
-Dobësi muskulare