Një 51-vjeçar nga Shkodra është vrarë me armë zjarri në orët e para të së hënës pas një konflikti në Vaun e Dejës.
Agron Metushi, 51 vjeç nga Shkodra është qëlluar për vdekje me breshëri kallashnikovi nga Alfons Palushani, 37 vjeç.
Gazetari i Euronews Albania i cili raportoi nga vendi i ngjarjes tha se autori i krimit, Alfons Palushani ishte emigrant në Angli dhe kishte pak ditë që kishte ardhur në vendlindje.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokalin e fshatit Shelqet, Vau i Dejës, ku qëndronin viktima dhe autori.
Sipas policisë, 51-vjeçari ka hipur në makinë dhe ka tentuar të largohet, por 37-vjeçari ka shkuar në banesë ku ka marrë armën tip kallashnikov me të cilën e ka qëlluar për vdekje.
Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe policia po vijon kontrollin e zonës për kapjen e tij.