Shembja e skelës së pallatit në Tiranë, shkon në dy numri i viktimave

Mesditën e sotme, nga një ndërtesë në rikonstruksion, në Tiranë është shkëputur një pjesë e skelës metalike duke zënë poshtë 2 punëtorë, trupi i pajetë i njërit prej të cilëve është nxjerrë pak minuta më parë e ndërsa policia njofton se fatkeqësisht është ndarë nga jeta edhe një punëtor tjetër.

Policia njofton se shtetasit që kanë ndërruar jetë janë: O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç.

Po kështu janë dëmtuar 4 nga punëtorët që ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, ndër to shtetasit Genti Bardhi , 29 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.