Orges Shehi, trajner i Tiranës, në konferencën për shtypin, në prag të ndeshjes së kthimit me Beshiktashin, në turin e dytë të Conference Leagues, duke e pranuar disnivelin me këtë kundërshtar, tha se bardheblutë do të kërkojnë të shfrytëzojnë shanset që do t’u jepen.
“Do të kërkojmë të jemi në vazhdën e ndeshjeve të fundit, edhe pse jemi koshientë që kemi përballë kundërshtar të fortë. Ta nisim ku e lame në ndeshjen e parë
Shpresoj që të kemi një skuadër me ekuilibër, sepse ekuilibri është shumë i rëndësishëm përballë kundërshtarëve të tillë. Sigurisht që ndeshjet më pas vendosen nga episode.
Ekipe me buxhete të tilla është më mirë t’i përballësh më vonë. Me përvojën që kam unë, është hera e parë që përballemi me kundërshtar të nivelit të tillë.
Do të futemi në fushë për të dhënë më të mirë, me synimin për ta kthyer rezultatin. Shanset varen nga situatat që do të krijohen gjatë lojës, që të afrojnë apo të të largojnë nga objektivi.”/SuperSport