Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Yasar Guler dhe komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralarmate Umit Dundar, bënë inspektime të njësive në Gaziantep dhe Hatay.
Sipas komunikatës së bërë nga Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke bëhet e ditur se komandantët në fjalë bënë inspektimet e njësive dhe shtabeve në këtë rajon.
Bëhet e ditur se Forcat e Armatosura të Turqisë kohëve të fundit janë duke i përforcuar njësitë e dislokuara përgjatë vijës kufitare me Sirinë./TRT