Shefi i mbrojtjes turke takon të dërguarin amerikan për Sirinë

Ministria turke e Mbrojtjes tha se Akar dhe Jeffrey diskutuan për çështjet e sigurisë rajonale, në veçanti duke u fokusuar mbi Sirinë

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka pritur në takim në Ankara të dërguarin e posaçëm amerikan për Sirinë, James Jeffrey, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, Ministria turke e Mbrojtjes tha se Akar dhe Jeffrey diskutuan për çështjet e sigurisë rajonale, në veçanti duke u fokusuar mbi Sirinë.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Ankara, David Satterfield dhe zv/ministri turk i Mbrojtjes, Yunus Emre Karaosmanoğlu.

Siria sapo ka filluar të dalë nga një konflikt shkatërrues që filloi në vitin 2011 kur regjimi i Bashar al-Assadit u përplas me protestat pro-demokratike.