SHBA zvogëlon kuotën për pranimin e refugjatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se SHBA-ja do të reduktojë në 30.000 kuotën e refugjatëve që do të pranojë për vitin e ardhshëm fiskal

 Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se SHBA-ja do të reduktojë në 30.000 kuotën e refugjatëve që do të pranojë për vitin e ardhshëm fiskal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pompeo dha një deklaratë për media në lidhje me kuotën e re të qeverisë amerikane për pranimin e refugjatëve.

Ai tha se SHBA-ja e cila këtë vit ka pranuar 45.000 refugjatë ndërsa vitin e ardhshëm financiar do ta reduktojë për 15.000 duke ulur në 30.000.

Ndërkohë bëhet e ditur se kuota e refugjatëve e përcaktuar në deklaratë do të jetë numri më i vogël për refugjatët e pranuar që nga viti 1980 e deri tani.

Po ashtu ekspertët theksojnë se numri i refugjatëve që do të lejohen të hyjnë në SHBA, mund të mbetet edhe nën numrin e potencuar nga Pompeo.

Në periudhën e presidentit Barack Obama, SHBA-ja premtoi pranimin e 85.000 refugjatëve brenda vitit fiskal që filloi më 1 tetor 2015, por se në fund të vitit kishte për të plotësuar edhe 22.000 nga objektivi.